Përfaqësimi politik: Bujar Osmani në Uashington, Izet Mexhiti në Çair

Vizita e Bujar Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimi i tij në Capitol Hill hap një debat më të gjerë mbi përfaqësimin politik real të shqiptarëve, sidomos kur kjo krahasohet me rrugën politike që ka zgjedhur Izet Mexhiti – nga posti i zëvendëskryeministrit të parë, në kryetar të Komunës së Çairit.

Të dy këta emra nuk janë figura të rastësishme. Ata ishin konkurrentë direktë në zgjedhjet e fundit lokale, por sot përfaqësojnë dy filozofi krejtësisht të ndryshme të politikbërjes.

Bujar Osmani, edhe pse jashtë pushtetit ekzekutiv, po vepron në një nivel strategjik ndërkombëtar. Takimet në Uashington, mesazhet drejtuar ligjvënësve amerikanë dhe ngritja e shqetësimeve për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut – përfshirë rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe rreziqet për stabilitetin institucional – nuk janë thjesht paraqitje simbolike. Ato janë përpjekje për të ruajtur vëmendjen ndërkombëtare mbi çështjet e brendshme të vendit dhe për të mbajtur faktorin shqiptar të pozicionuar në boshtin euroatlantik.

Ky është një lloj përfaqësimi që nuk matet me asfalt apo ndriçim rrugësh, por me kapital politik afatgjatë, ndikim diplomatik dhe rol në proceset e mëdha gjeopolitike që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e shtetit dhe të shqiptarëve në të.

Back To Top