Gjorgjievski vendos i vetëm: mbyllet kalimi ilegal në Bit Pazar, pa pyetur askënd

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka vendosur që kalimi ilegal në zonën e Bit Pazarit të mbyllet, duke theksuar se ura pranë këtij lokacioni tashmë është plotësisht funksionale dhe se nuk ka më asnjë arsye për tolerimin e një kalimi të rrezikshëm dhe jashtë ligjit.

Vendimi është marrë pa konsultim paraprak me institucionet lokale apo Komunën e Çairit, gjë që ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik. Sipas Gjorgjievskit, siguria e qytetarëve dhe respektimi i rregullave duhet të jenë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër.

Nga ana tjetër, mbyllja e menjëhershme e kalimit ilegal pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lëvizjen e përditshme të qytetarëve dhe tregtarëve të Bit Pazarit, të cilët për vite me radhë e kanë përdorur këtë kalim si rrugë të shkurtër.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Komuna e Çairit lidhur me këtë vendim, ndërsa mbetet e hapur dilema: a është ky një hap i domosdoshëm për sigurinë, apo një vendim i njëanshëm pa dialog institucional?

Back To Top