Hasani: Pretendimet për ushtrime me Adem Jasharin pa qenë në luftë janë tradhti ndaj kauzës shqiptare

Muharem Hasani ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në Facebook pas pretendimeve se disa persona kanë ushtruar me Adem Jasharin gjatë viteve ’90. Sipas Hasanit, këto deklarata janë të pavërteta dhe përbëjnë një shkelje të rëndë morale dhe historike.

“Të deklarosh se, ‘në vitet ’90-a kam ushtruar me Adem Jasharin’ ndërsa nuk ke qenë pjesë në asnjërën nga tri luftërat çlirimtare, është më shumë se idiotësi! Në fakt, është tradhti ndaj idealit të vet Adem Jasharit dhe gjithë kauzës shqiptare!”, ka shkruar Hasani.

Ai thekson se keqpërdorja e emrit të figurës së shquar çlirimtare dhe falsifikimi i historisë nuk duhet të tolerohen, duke bërë thirrje për respekt ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të kauzës shqiptare.

Back To Top