Një shembull i bukur i pajtimit: Hoxhë Bekir Halimi ndërmjetëson mes familjeve Tusha dhe Limani

Sonte, me lejen e Allahut, Hoxhë Bekir Halimi ndërmjetësoi dhe realizoi pajtimin mes familjeve Tusha dhe Limani, për një mosmarrëveshje të vogël që kishte lindur mes tyre.

Falënderojmë Allahun që e bëri të mundur këtë pajtim dhe falënderojmë të dy familjet për respektimin e vullnetit dhe mesazhit për mirëkuptim dhe paqe.

Allahu i mëshiroftë dhe i bekoftë të dy familjet! Aty ku respektohet kërkesa e Allahut për pajtim, aty gjendet shpërblimi i madh i Tij dhe mbarësia në jetën e dunjas.

Back To Top