Premtuan integrim në BE për 6 muaj, edhe pas dy vitesh VLEN s’ka asnjë zgjidhje

Pavarësisht premtimeve të bujshme të koalicionit qeverisës VLEN se procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian do të zgjidhej brenda gjashtë muajve nga marrja e pushtetit, realiteti sot tregon një tablo krejt tjetër. Edhe pas gati dy vitesh qeverisje, çështjet kyçe që bllokojnë rrugën evropiane të vendit mbeten të pazgjidhura.

Bashkimi Evropian ka përsëritur vazhdimisht gatishmërinë për të përshpejtuar procesin e integrimit, por përparimi varet nga përmbushja e detyrimeve të brendshme. Megjithatë, qeveria e drejtuar nga VLEN nuk ka arritur të ofrojë as zgjidhje konkrete dhe as një afat të besueshëm për tejkalimin e pengesave ekzistuese.

Premtimi për “zgjidhje brenda 6 muajve” sot shihet si një slogan elektoral më shumë sesa si një plan serioz qeverisës. Në vend të hapave të qartë dhe rezultateve të prekshme, qytetarët po përballen me zvarritje, arsyetime dhe transferim përgjegjësish.

Ndërkohë që koha kalon, zhgënjimi publik po rritet. Integrimi në Bashkimin Evropian, i paraqitur si prioritet absolut nga VLEN, mbetet në vendnumëro, duke ngritur pikëpyetje serioze për besueshmërinë e premtimeve dhe aftësinë e koalicionit për të përmbushur zotimet që i dha qytetarëve.

Back To Top