Konfiskimit i 27 tonëve marihuanë në RMV ka hapur debat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, me akuza të ndërsjella për përgjegjësi dhe lidhje politike.
VMRO-DPMNE pretendon se mbi dy të tretat e sasisë së sekuestruar lidhen me kompani të afërta me LSDM-në dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Zoran Zaev, duke akuzuar qeverinë e atëhershme për keqpërdorim të licencave për kanabis mjekësor. Nga ana tjetër, LSDM ia adreson përgjegjësinë pushtetit aktual, duke pyetur se si tonelata marihuanë arritën të kalojnë kufirin drejt Serbisë pa mbështetje nga struktura shtetërore si MPB dhe Dogana.
Rasti është shndërruar në një duel politik, ku secila palë përpiqet të zhvendosë fajin te tjetra, ndërsa përgjegjësia institucionale për prodhimin, ruajtjen dhe kontrabandimin e drogës mbetet e paqartë.
