Tërmet i fortë dridh Maqedoninë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë

Një tërmet i fortë është ndjerë sonte në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Epiqendra dyshohet të ketë qenë në rajonin veriperëndimor të Maqedonisë, ndërsa magnituda dhe të dhënat zyrtare pritet të konfirmohen nga institucionet sizmologjike.

Lëkundjet janë ndjerë qartë në Tetovë, Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe qytete të Serbisë jugore, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Autoritetet përkatëse po monitorojnë situatën dhe pritet të publikojnë informacione të përditësuara në vazhdim.

Back To Top