Ambasadori shqiptar në vendin tonë, Meidani, ka shprehur krenarinë për arritjen e jashtëzakonshme të sportistit shqiptar Benjamin Imeri, i cili ka fituar titullin botëror WBA Youth në boks.
Ky sukses i Imerit është një dëshmi e përkushtimit, karakterit dhe ambicies së të rinjve shqiptarë, që po tregojnë se mund të konkurrojnë dhe të triumfojnë në arenën ndërkombëtare.
“Një fitore që frymëzon një brez të tërë,” ka deklaruar Ambasadori Meidani, duke vlerësuar përpjekjet e sportistit dhe mesazhin pozitiv që ai jep për të rinjtë shqiptarë.
Benjamin Imeri, me këtë titull, jo vetëm që ka shkruar historinë për sportin shqiptar, por ka treguar se brezi i ri i Shqipërisë ka potencial të madh dhe aspirata për t’u shndërruar në kampionë botërorë.
