Poshtërimi nga Mickoski dhe Vleni mbushi kupën: Thirrje masive që Vlen të braktisë Qeverinë.

Deklarata e sotme e Kryeministrit, dhënë me arrogancë të hapur pas një interviste mediatike të partnerit të tij të koalicionit, ka zbuluar realitetin e hidhur të pushtetit aktual: partnerët shqiptarë në Qeveri nuk vendosin për asgjë.

“Unë jam Kryeministri dhe unë vendos kush bëhet ministër, jo ata”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit, duke i poshtëruar publikisht përfaqësuesit e Vlen-it dhe duke i trajtuar si dekor, jo si partnerë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar revoltë të gjerë në opinion, pasi tregon qartë paaftësinë dhe pafuqinë politike të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, të cilët jo vetëm që nuk reagojnë, por po pranojnë në heshtje një nënshtrim të plotë.

Në vend që të mbrojnë dinjitetin e votuesve që i kanë sjellë në pushtet, përfaqësuesit e FLEN-it po lejojnë që shqiptarët të trajtohen si numra dhe si justifikim politik.

Mesazhi nga qytetarët është i qartë: kjo nuk është partneritet, kjo është poshtërim.
Zgjidhja është po aq e qartë: Vlen duhet të largohet nga Qeveria. Tani.

Back To Top