PLAS NË VLEN! Alternativa kërcënon dalje nga koalicioni: ‘Dy kryetarë? Ky është poshtërim!’”

Koalicioni VLEN po dridhet nga brenda.

Pas informacioneve se po përgatitet një kryesi me dy kryetarë që do të rotacionohen mes dy partive të koalicionit,ka ardhur reagimi i ashpër që askush nuk e priste publikisht.

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka paralajmëruar hapur se Alternativa nuk do ta pranojë këtë nënçmim, duke lënë të hapur edhe skenarin e shpërbërjes së koalicionit.

Sipas burimeve brenda VLEN, Alternativa po trajtohet si shtojcë, jo si partner – një “rrotë e tretë” që duhet të heshtë dhe të kënaqet me thërrime pushteti.

Situata shpërtheu edhe më shumë pas zërave se dy figurat kryesore të koalicionit, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, thuhet se kanë thënë në qarqe të brendshme:
“Mos u merrni me Alternativën – u jepet ndonjë post dhe blihet heshtja. Ata nuk kanë vota.”

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kemi përbuzje të hapur brenda koalicionit, jo thjesht mosmarrëveshje politike.

Tani dilema është e qartë:
A do të heshtë Alternativa, apo VLEN po shkon drejt krisjes së parë serioze?

Një gjë është e sigurt:
Kur në pushtet ka dy kryetarë, zakonisht askush nuk mban përgjegjësi dhe fundi vjen më shpejt se sa pritej.

Back To Top