Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në kuadër të procesit të rikonfigurimit organizativ pas Kongresit të 20 Dhjetorit 2025.
Në takim morën pjesë Sekretari Organizativ i BDI-së, Nebi Rexhepi, si dhe Koordinatorja e Grupit Parlamentar, Rina Ajdari.
Në një atmosferë serioze dhe konstruktive, u diskutua për angazhimin e rinisë gjatë periudhës kalimtare deri në konsolidimin e Forumit të ri Rinor, si dhe për qëndrimin e të rinjve lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat që prekin drejtpërdrejt brezin e ri.
U theksua se roli i rinisë është thelbësor dhe organizimi i saj është pjesë e zbatimit të Statutit, duke garantuar fuqizimin e strukturës në terren.
Takimi përfundoi me konkluza të qarta, me gatishmëri për angazhim konkret dhe vullnet për ta çuar përpara procesin e konsolidimit të forumit rinor në përputhje me parimet organizative të partisë. Rinia e BDI-së dëshmoi se nuk është spektatore, por pjesë aktive e proceseve politike dhe një faktor vendimtar në zhvillimet e ardhshme.
