Nga Krenar Lloga
Në Jugosllavi ishte “modë” të shahej Shqipëria. Kjo llogaritej si nivel më i lartë intelektual, ndërsa jugosllavizmi përjetohej si diçka mbi gjithçka.
Më vjen keq që sot një pjesë e lidershipit të VLEN po rikthehet te ajo gjenezë “eterore”. Të kesh guximin apo kënaqësinë të sulmosh ambasadorin për agjendën kombëtare në Maqedoni, apo të sulmosh takimet e tij vetëm pse pretendon se qenke më kombëtar se të tjerët, nuk shkon kjo me bashkëqeverisjen me VMRO-në.
Për një moment do të isha dakord t’i kritikonim këta aktorë për të kaluarën e tyre (edhe pse kanë kërkuar falje), por të mos harrojmë që të njëjtin “kantar” ta përdorin edhe për partnerët e koalicionit: për ata që për 10 vite flisnin për “indianci” të ardhur nga mali, për rrëzime aeroplanësh, apo për ata që i tërhiqnin shqiptarët për veshi, e çka mos!!!
Po “Billalit të Madh”, a do t’ia kujtojmë poezitë për shokun Tito? Apo faktin që u fut në lista me LSDM-në? Për zbythjen në Kërçovë e Bërvenicë, Apo Alternarivës që në çdo CEP ku jetojnë shqiptarë kërkonte vota për Stevon? Apo që si parti janë hera e tretë që janë në qeveri brenda më pak se 10 viteve, ndërsa vazhdojnë të akuzojnë të tjerët?
Edhe po t’i harrojmë këto: çfarë do të themi për ZNAM-in, për Filkovin që ofendon, apo për Mickoskin e VMRO-së që shan, ofendon, maltreton dhe i demanton dy herë brenda një ditë?
Dy vite duke mbrojtur VMRO-në, dy vite duke ulur shqiptarët. VLEN – e jo mahi. Shqiponja kundër shqiptarëve, pula përballë maqedonasve!!
