Takim i gjerë i hoxhallarëve në Shkup – fokus bashkëpunimi dhe koordinimi

Në një atmosferë vëllazërore dhe konstruktive, hoxhallarët e Shkupit zhvilluan një takim të përbashkët ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe koordinimi i aktiviteteve fetare në nivel qyteti.

Në këtë mbledhje morën pjesë imamë dhe përfaqësues të shumë xhamive të Shkupit, të cilët theksuan rëndësinë e unitetit, komunikimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballet komuniteti.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin e aktiviteteve të ardhshme, thellimin e bashkëpunimit institucional si dhe rritjen e rolit edukativ dhe moral të imamëve në shoqëri. Pjesëmarrësit vlerësuan se takime të tilla janë të domosdoshme për të ruajtur harmoninë dhe për të forcuar lidhjet mes institucioneve fetare.

Ky takim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit dhe koordinimit më të strukturuar në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit në përgjithësi.

Back To Top