Selimi: A t’i besoj Qokut me mjekër ose Bekimit pa mjekër?

Zhvillimet e fundit politike kanë thelluar përplasjet pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria, ndërsa deklaratat e Bekim Qokut po vazhdojnë të shkaktojnë reagime.

Edhe pse Qoku ka deklaruar se “nuk kemi kërkuar që Taravari të largohet nga Qeveria” dhe se ai “ka qenë gjithmonë i mirëseardhur në VLEN”, në një tjetër prononcim ai është shprehur se “Taravari nuk doli, por e përzumë nga Qeveria”. Këto qëndrime të ndryshme kanë ngritur dyshime për konsistencën e tij politike.

Në këtë klimë reagoi edhe Selimi, i cili me ironi deklaroi: “A t’i besoj Qokut me mjekër ose Bekimit pa mjekër?”, duke nënvizuar, sipas tij, paqartësitë dhe ndryshimet në deklarimet publike të deputetit.

Back To Top