Ish-lojtari dhe komentatori sportiv, Zekolli, ka reaguar fuqishëm ndaj situatës në disa ndeshje, duke theksuar se tolerimi i shovinizmit nuk mund të justifikohet me sportin.
“Nëse vazhdoni të luani pasi që komiteti ju shan, e Masari i mbron shovinet, nuk ka se çka të thuhet tjetër përveç se: Mire ua bajn!”, tha ai, duke kritikuar ata që përpiqen të fshehin diskriminimin nën mbrojtjen e sportit.
Reagimi i Zekollit vjen pas shfaqjes së fotografive nga ndeshjet në Kosovë të viteve 1990, që dokumentojnë tensionet dhe konfliktet e asaj periudhe. Ai thekson rëndësinë e përgjegjësisë dhe respektit në sport, duke nënvizuar se sportistët nuk mund të jenë të paanshëm kur vihen përpara sjelljeve shoviniste.
