VLEN në prag të SHPËRBËRJES? Lufta për drejtorin e AEK-ut mund të shembë koalicionin qeverisës shqiptar!

Koalicioni qeverisës VLEN po hyn në një fazë dramatike përplasjesh të brendshme, teksa emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK) pritet të vuloset ditën e martë. Ajo që duhej të ishte një procedurë institucionale, është shndërruar në betejë të hapur politike mes partnerëve të koalicionit.

Në garë janë katër kandidatë të mbështetur nga partitë përbërëse: Nusret Haliti nga BESA, i afërt me Adnan Azizin, Armend Destani nga ASH-ja e Arben Fetait dhe Rijad Abdullai, kuadër i ASH-së së Taravarit, ish partnerit të Koalicionit VLEN.

Burime brenda kësaj agjencie flasin për tensione serioze dhe ultimatume të heshtura që mund të çojnë në krisje të pakthyeshme.

E marta mund të jetë dita e vendimit për AEK-un, por edhe dita që do të tregojë nëse VLEN mbijeton si koalicion apo nis zyrtarisht rrugën drejt shpërbërjes. (edited)

Back To Top