Stoilkoviq pezullon administratorët shqiptarë vetëm disa orë pas kthimit në punë

Një situatë e re e tensionuar është krijuar në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, pasi ministri Ivan Stoilkoviq ka marrë vendim për pezullimin e shtatë administratorëve shqiptarë, vetëm disa orë pasi ata ishin rikthyer në vendet e tyre të punës.

Rikthimi i tyre ishte bërë me vendim të Agjencia për Administratë, e cila kishte konstatuar se largimi i mëhershëm i administratorëve kishte qenë i padrejtë dhe në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi. Megjithatë, menjëherë pas paraqitjes së tyre në vendet e punës, është marrë një vendim i ri për pezullim, i arsyetuar me nevojën për një shqyrtim të ri disiplinor.

Administratorët e prekur e kanë cilësuar këtë veprim si presion institucional dhe trajtim diskriminues mbi baza etnike. Sipas tyre, pavarësisht një vendimi zyrtar që konstatonte padrejtësinë e largimit, ata po përballen sërish me masa që i lënë jashtë procesit të punës dhe krijojnë pasiguri profesionale.

Back To Top