Fatmir Limani VLEN-it dhe Bilall Kasamit: “Mos u shtini me Malin”
Pas përjashtimit nga Lëvizja BESA, Fatmir Limani ka vazhduar me kritikat ndaj koalicionit VLEN. Vetëm pak ditë më parë, ai i cilësoi katër liderët e VLEN-it si “katër gjelat që nuk pranojnë kapedan”, ndërsa sot ka reaguar sërish përmes një poezie me mesazh simbolik.
Limani me anë të poezisë ka lëshuar një metaforë politike, “Mos u shtini me Malin” ku “mali” nënkupton qëndrueshmërinë dhe forcën përballë ndryshimeve dhe sfidave.
“SI’MALI
Dielli lind e perëndon, sikurse hëna që shfaqet dhe me mëngjesin shkon. Edhe pranvera, vera, vjeshta e dimri vjen dhe shkon, por mali s’tundet, mbetet, qëndron.”
Nga ana tjetër, Bekim Sali, lider i Alternativës, ende nuk ka dhënë dritën jeshile për formimin e VLEN-it me dy bashkëkryetarë, duke lënë të hapur çështjen e strukturimit të koalicionit
