Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e përkujtimit të Epopeja e UÇK-së, ka qëndruar në odën e familjes Jashari në Prekaz, ku së bashku me Rifat Jashari kanë kujtuar momentet e lavdishme të luftës dhe sakrificën e heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ahmeti theksoi se familja Jashari mbetet një nga simbolet më të fuqishme të qëndresës dhe sakrificës kombëtare, duke shtuar se shembulli i tyre është frymëzim për brezat e rinj që të punojnë dhe të angazhohen për të ardhmen e kombit.
Sipas tij, sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së është themel i lirisë së Kosovës dhe një kujtesë e përhershme për përgjegjësinë që brezat e sotëm dhe të ardhshëm kanë ndaj historisë dhe sakrificës së tyre.
