Në takimin e fundit të liderëve të VLEN-it në Prishtinë, ku ata u pritën edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një mungesë ra dukshëm në sy: Arben Fetai nuk ishte pjesë e tryezës.
Ndërsa drejtuesit e tjerë të koalicionit u shfaqën së bashku në këtë takim politik, mungesa e Fetait ka ngritur shumë pikëpyetje në opinion. Në një moment kur VLEN po përpiqet të konsolidojë strukturën dhe pozicionet e saj politike, fakti që një nga figurat e përmendura më parë në këtë projekt nuk ishte i pranishëm ka nxitur spekulime për zhvillime të reja brenda koalicionit.
Në qarqet politike tashmë shtrohen disa dilema:
A është distancuar Fetai nga VLEN-i?
A është kthyer në Belgjikë?
Apo në heshtje po përgatit një projekt të ri politik që përflitet se mund të quhet “Aleanca e Re”?
Derisa liderët e VLEN-it po vazhdojnë takimet dhe koordinimet politike, mungesa e Arben Fetait në një takim të rëndësishëm si ai në Prishtinë me Albin Kurtin vetëm sa ka shtuar diskutimet për rolin dhe të ardhmen e tij në këtë formacion politik.
Për momentin nuk ka një reagim publik nga Fetai, ndërsa pyetja që vazhdon të shtrohet mbetet e njëjtë:
Ku është Arben Fetai dhe a është ai tashmë jashtë loje në VLEN?
