Refuzoi t’ia dorëzojë “rezervat”shtetërore VMRO-së, zbulohet pse u shkarkua Mesud Jakupi

Mesud Jakupi, ish-drejtor i Rezervave Shtetërore, është shkarkuar papritur nga pozita. Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e shkarkimit lidhet me refuzimin e tij për të nënshkruar dokumente me të cilat një pjesë e rezervave shtetërore do t’u dorëzohej kompanive të afërta me VMRO-në.

Burime brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se Jakupi ka refuzuar tri deri në katër herë të nënshkruajë një dokument të tillë, gjë që më pas ka çuar në shkarkimin e tij nga detyra.

Megjithatë, nga VLEN ende nuk është dhënë një sqarim zyrtar për arsyet e largimit të tij nga posti.

Mesud Jakupi njëkohësisht është edhe kryetar i degës së Lëvizjes Demokratike (LD) në Studeniçan.

Në vend të tij, në krye të Drejtorisë së Rezervave Shtetërore është emëruar Besim Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top