Deputeti Murat në bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për Bajramin, shkëmbejnë urime për festën e shenjtë
Deputeti Murat ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Gjatë kësaj bisede, deputeti Murat i ka përcjellë urimet më të sinqerta presidentit Erdogan, duke i uruar atij dhe popullit turk festë të gëzuar, paqe dhe begati.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste të shenjtë për besimtarët myslimanë, duke e cilësuar si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
