Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, kamera e Portalb.mk ka regjistruar drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmanin me veturën zyrtare në një nga parkingjet pranë Çarshisë së Shkupit.
Prania e automjetit zyrtar në një kohë të vonë dhe në ditë feste, duke qenë se ishte Bajram dhe ditë jopune, ngre pikëpyetje mbi përdorimin e mjeteve të institucionit jashtë orarit të punës dhe për qëllime që nuk lidhen drejtpërdrejt me detyrën zyrtare.
I kontaktuar nga Portalb.mk për sqarim mbi këtë situatë, Osmani deklaroi shkurt se vetura zyrtare shpesh qëndron në atë lokacion, pasi, sipas tij, ai banon në afërsi të parkingut.
“Vetura aty qëndron shpesh pasi aty jetoj”, u shpreh Granit Osmani.
Ndërkohë, Portalb.mk mëson edhe nga burime të tjera se drejtori i AZGj-së jeton në zonën përreth parkingut ku është incizuar me automjetin zyrtar.
