Shkruan Selimi:
Avokati i Popullit në vend që të rreshtohet në anën e studentëve, po e merr rolin e një aktori që i hap rrugë pushtetit aktual (dhe potencialisht atij të ardhshëm) që ta zhysë gjuhën shqipe në labirintet e burokracisë.
Kushtetuta dhe ligji janë të qarta: gjuha shqipe është zyrtare dhe kjo nuk guxon të bëhet çështje interpretimi, as “zgjidhjeje” e veçant por zbatim i drejtpërdrejtë i një të drejte që ekziston.
Çdo përpjekje për ta relativizuar këtë të drejtë përmes procedurave shtesë apo interpretimeve artificiale është në thelb një tentativë për ta kufizuar atë.
Fatkeqësisht, Avokati i Popullit po kthehet në rolin e një marionete të pushtetit, në vend që pa ekuivok të qëndrojë në krah të studentëve dhe të mos lejojë që kjo të kthehet në precedent.
