SKANDAL NË BE: Donald Tusk akuzon njerëzit e Orbanit çojnë sekretet e BE-së në Moskë, Ja pse Qeveria VMRO-VLEN është antieuropiane

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, hodhi një akuzë të rëndë: njerëzit e Viktor Orbán informojnë Moskën në detaje për takimet e Këshillit Evropian.

Një skandal që nuk prek vetëm Brukselin.

Sepse pikërisht këto struktura politike të lidhura me Orbanin janë mbështetës dhe sponsorë të atyre që sot janë në pushtet në Shkup, përfshirë edhe VLEN-in.

Kjo shpjegon shumë.

Shpjegon heshtjen ndaj shkeljes së të drejtave.
Shpjegon goditjen ndaj gjuhës shqipe.
Shpjegon mungesën e zërit në arenën ndërkombëtare.

Dhe mbi të gjitha, shpjegon orientimin gjithnjë e më të qartë: larg Evropës, afër Moskës dhe Pekinit.

Nëse në Bruksel rrjedhin informacione drejt Moskës, në Shkup po rrjedh vetë orientimi strategjik i shtetit.

Ky nuk është më debat politik.
Është çështje drejtimi.

Back To Top