Azir Aliu fajëson mungesën e stafit për paaftësinë e tij dhe fsheh përgjegjësinë për shkatërrimin e sistemit shëndetësor nën drejtimin e tij!

Në një paraqitje publike gjatë hapjes së Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tentoi të justifikojë gjendjen e rënduar në sistemin shëndetësor duke ia faturuar dështimet mungesës së stafit.

Nën një retorikë të zakonshme për “investime” dhe “modernizim”, Aliu foli për përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike dhe furnizimin me pajisje të reja, por shmangu çdo përgjegjësi për krizën reale që po përjeton shëndetësia publike.

Ai pranoi në mënyrë indirekte se sistemi është në kolaps, duke theksuar se pa staf profesional nuk mund të ketë funksionim të qëndrueshëm. Megjithatë, kjo deklaratë ngre pyetje serioze: kush mban përgjegjësi për mungesën kronike të kuadrit, nëse jo vetë ministria që ai drejton?

Edhe pse u përmendën 17 specializime në pediatri dhe punësimi i 15 specializantëve, këto masa duken të pamjaftueshme përballë një sistemi që përballet me mungesë të thellë personeli, kushte të dobëta dhe menaxhim të dështuar.

Në vend të përgjegjësisë, Aliu zgjedh arsyetimet. Në vend të zgjidhjeve reale, propagandë me shifra minimale. Ndërkohë, sistemi shëndetësor vazhdon të degradojë nën drejtimin e tij, duke lënë qytetarët të përballen me pasojat.

Back To Top