Ministria e Financave e SHBA-së publikoi se nënshkrimi i presidentit Donald Tramp do të përfshihet në kartëmonedhat e reja dollarëshe, që është hera e parë në historinë e kartëmonedhave të figurojë emri i presidentit aktual.
Kartëmonedhat e para prej 100 dollarësh me nënshkrimin e ri do të shtypen në qershor, ndërsa më vonë edhe vlera tjera nominale. Nga viti 1861 në paratë amerikane tradicionalisht qëndron vetëm nënshkrimi i ministrit të Financave. Ministri aktual Skot Besent tha se kjo është mënyra të njihen “arritjet historike” të presidentit Tramp.
Ky vendim është pjesë e trendit më të gjerë për emërimin e institucioneve dhe simboleve sipas emrit të Trampit që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Disa objekte publike, si qendra Kenedi në Uashington dhe aeroporti ndërkombëtar në Palm Biç, tashmë i ndryshojnë emrat e tyre në nder të republikanit. Gjithashtu, komisioni federal e miratoi përpunimin e një monedhe ari me imazhin e presidentit, e cila ka tërhequr kritika nga disa në publik për krijimin e një kulti personaliteti.
