Trump shokon: Princi saudit ma puth prapanicën!

Donald Trump bëri deklarata kontroverse për marrëdhëniet me Arabinë Saudite, duke pretenduar se vendet arabe bashkëpunojnë ngushtë me Uashingtonin në luftën aktuale kundër Iranit.

Duke folur në konferencën “Iniciativa për Investime të Ardhshme” në Florida, Trump deklaroi se princi trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman “ma puth prapanicën”, duke e shpjeguar këtë si rezultat i pozitës së përmirësuar të SHBA-së në skenën globale.

Ai rrëfeu një bisedë të supozuar me një zyrtar saudit, i cili, sipas tij, kishte vlerësuar se SHBA-të nga një “vend i vdekur” janë bërë “vendi më tërheqës në botë”. Trump shtoi se më parë nuk pritej një zhvillim i tillë dhe se tani liderët duhet të tregojnë më shumë afërsi ndaj administratës së tij.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Trump e lavdëroi bin Salmanin, duke e quajtur “një njeri fantastik” dhe “luftëtar”, duke shtuar se Arabia Saudite mund të jetë krenare për udhëheqjen e tij.

Ai theksoi se Rijadi, së bashku me Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin, janë rreshtuar në anën e SHBA-së në konfliktin e fundit me Iranin.

Back To Top