Si u përdor dhe u fut në kurth Narel Salih drejtoresha e çerdhes në Çair – skema e Mexhitit del në dritë
Shkup – ÇAIR
Një histori që po qarkullon në Çair po ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si përdoren njerëzit në funksion të pazareve politike dhe më pas lihen në baltë.
Sipas burimeve nga brenda strukturave lokale, drejtoresha e një çerdheje në Çair, e njohur si kuadër i afërt me SDSM, ishte vendosur në qendër të një marrëveshjeje politike gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale. Marrëveshja ishte e thjeshtë: angazhim maksimal në terren në këmbim të vazhdimit në detyrë.
Ajo, sipas të njëjtave burime, e kreu pjesën e saj. U angazhua gjatë fushatës, punoi në mobilizim dhe kontribuoi në rezultatet në terren.
Por menjëherë pas zgjedhjeve, situata mori kthesë tjetër.
Burime të njëjta pretendojnë se u aktivizua një procedurë ndaj saj, me dyshime për diplomë të pavlefshme. Rasti u dërgua në polici, pati ndërhyrje në banesë dhe më pas edhe procedurë nga organet e ndjekjes. Nën këtë presion, ajo dha dorëheqje.
Pas largimit të saj, në vend pritet rë emrohet një kuadër i VMRO-së , që i siguruan Mexhiti rezultatin zgjedhor në Çair.
Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Komuna e Çairit lidhur me këto pretendime.
Rasti ka hapur debat më të gjerë për mënyrën se si ndërtohen dhe çmontohen karrierat në institucione publike, dhe nëse procedurat ligjore përdoren në mënyrë selektive në funksion të interesave politike.
Në Çair, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është e thjeshtë:
Si Mexhiti i keqpërdor dhe më pas i djeg njerëzit që i kan ndihmuar
