“S’ia doli në politikë, tani këshillon për ushqimin: Zeqirja Ibraimi në rolin e nutricionistit”
Ish-politikani Zeqirja Ibraimi duket se ka marrë një drejtim të ri publik, duke u shfaqur së fundmi me qëndrime dhe analiza mbi ushqimin dhe stilin e jetesës moderne. Në një shkrim të tij, ai trajton fenomenin e obezitetit si pasojë e konsumizmit dhe ndikimit të madh të marketingut dhe rrjeteve sociale në jetën e përditshme të njerëzve.
Sipas Ibraimit, njeriu modern nuk ushqehet më nga nevoja, por nga ndikimet sociale, reklamat dhe tundimi i shijeve, duke e kthyer ushqimin në një zakon të imponuar dhe jo natyral. Ai thekson se mungesa e aktivitetit fizik dhe varësia ndaj komoditetit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e mbipeshës.
Në analizën e tij, ai shkon më tej duke kritikuar edhe industrinë ushqimore dhe atë të dietave, duke pretenduar se qytetarët “shpenzojnë për t’u trashur dhe më pas për t’u dobësuar”, ndërsa ndikimi i rrjeteve sociale, si Facebook, Instagram dhe TikTok, sipas tij, ka deformuar mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe zgjedhin.
Ky transformim i Zeqirja Ibraimi nga një figurë politike në një zë që komenton çështje të stilit të jetesës dhe nutricionit ka nxitur reagime dhe komente të ndryshme në publik, duke e vendosur atë në një rol të ri, larg diskursit tradicional politik.
