🔴Imrane Veliu Aliu kundërpërgjigjet VLEN-it: “Mos pështyj aty ku ke lëpirë…është marre‼️

Rikujtim për ata që kanë harruar që ato dekada që sot i quajnë “rezil”, rruga nuk ka qenë e shtruar me lule asnjëherë!
Po ama, shumë e kollajshme për ta dërguar në humnerë çdo mund djersë e sakrificë në kohë shumë të shkurtër…pa dhimbje, pa djersë!
Nuk kam kompetenca të flas për përvoja të rehatisë së kolltukut të pushtetit por një gjë e di mirë se marre është të heshtësh përballë padrejtësisë, dhe të kujtohesh për moral e etikë vetëm kur të leverdis.
Mënyra më e poshtër e sulmit është mbrojtja me duarkryq, për diçka-në që nuk e ke ndërtuar kurrë vetë.
Andaj, mos pështyj kurrë aty ku ke lëpirë…. se është marre, e s’bën!

Back To Top