ZHDUKET NGA RADARI SKANDALI – KUSH PO E MBYLL ÇËSHTJEN?

Tema që tronditi opinionin publik për dyshimet mbi falsifikime dhe manipulime me tenderë në Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, ku në qendër u përmend emri i B.H sot duket sikur është zhdukur plotësisht nga vëmendja.

I njohur si një nga njerëzit më të afërt me Izet Mexhiti, Hajredini u përfol për lidhje të forta dhe ndikim në procese të dyshimta. Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje nuk është vetëm skandali — është heshtja që erdhi menjëherë pas tij.

Si është e mundur që një çështje me kaq shumë akuza serioze u “fik” kaq shpejt?

Pse nuk ka më reagime, hetime publike apo transparencë?

Kush ka interes që kjo temë të harrohet?

Burime jozyrtare flasin për presione dhe tentativa për të zhvendosur vëmendjen, ndërsa qytetarët mbeten pa përgjigje. A po mbrohet dikush? Apo sistemi po dështon të përballet me skandalet që vetë i prodhon?

Nga një rast që dikur u përfol si simbol i abuzimit me pushtetin, sot kemi një heshtje që flet më shumë se çdo deklaratë.

A është kjo drejtësi – apo thjesht një tjetër skandal i “fshirë”?

Back To Top