❗ E vërteta për projektin e rrugës në Dobrosht?

Së fundmi po dëgjojmë deklarata nga kryetari i komunës së Tearcës se projekti për rikonstruksionin e rrugës në Dobrosht midis fshatit reth 600 meter gjatesi, qenka projekt i tyre. Por dokumentet zyrtare tregojnë një të vërtetë krejt tjetër.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës lokale në Dobrosht është projekt i siguruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe është iniciuar nga administrata dhe udhëheqja gjatë mandatit paraprak të komunës . Ky projekt është fituar dhe planifikuar në vitin 2025, siç dëshmohet qartë edhe në dokumentet zyrtare që posedojmë.

Prandaj është e papranueshme që sot dikush të përpiqet të marrë merita për një projekt që nuk është iniciuar prej tyre. Qytetarët e Dobroshtit meritojnë transparencë dhe të vërtetën, jo manipulime politike.
Nga dokumenti shihet qartë se projektet për Komunën e Tearcës janë pjesë e një programi më të gjerë investimesh, me vlera të konsiderueshme financiare, por këto nuk janë iniciativa të reja politike të udhëheqjes aktuale por projekte te admknistrates dhe udheheqeaise paraprake te Komunes se Tearce.

Promovimi i këtyre projekteve nga kryetari aktual i komunës dhe zëvendësministres ne ministrine e e transportit dhe lidhjeve, krijon një perceptim të gabuar publik, sikur bëhet fjalë për projekte të reja per Komunen e Tearces. Në realitet, bazuar në të dhënat dhe kohën e planifikimit, këto projekte janë iniciuar dhe përgatitur gjatë mandatit të mëparshëm.

Keto projekte jane:fletorja zyrtare 4.Korik 2025

1.Rikonstruimi I rruges lokale 600 m. ne fsh.Dobrosht- shuma 3.012 512 den.

2.Rikonstrumi I rruges lokale ne fsh. Pershevc –Gllogje-shuma 3.858 355 den

  1. Rikonstrumi I rruges lokale ne fsh Sllatine-shuma 4.275 565

Një qasje më korrekte do të ishte që institucionet aktuale të pranojnë vazhdimësinë e projekteve publike: të dallojnë qartë midis projekteve të trashëguara dhe atyre të reja që i kanë inicuar vetë.

Në të kundërt, kjo lloj praktike rrezikon të perceptohet si propagandë, jo si qeverisje efektive komunale.
Vlenë të theksojmë se për të gjitha projektet e fituara gjate thirjes se dytë, pasi janë pranuar si të tilla është bërë shpërndaraj e tyre buxhetore për tri vite kalendarike gjë që vë në pamundësi realizim në kohe dhe efikasitet!

Back To Top