“Fluturonte” me 178 km/h në rrugën Gostivar–Tetovë – MPB në aksion të rreptë edhe në lëvizje, radarët kapin shpejtësinë, policia ia konfiskon veturën 

Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë ndaluar një automjet pasagjerësh të llojit “Mercedes” me targa të Gostivarit

Përmes automjetit special matës (presretuç) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është regjistruar se automjeti lëvizte me një shpejtësi prej 178 kilometrash në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Automjeti është sekuestruar menjëherë, ndërsa shoferi me iniciale K.I. (44 vjeç) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parashikuara ligjore, sipas dispozitave të neneve 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.
Ministria e Brendshme njofton se kontrollet e trafikut me automjete speciale “presretuç” do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

Drejtimi i mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, në mënyrë që të kontribuojmë bashkërisht për rrugë më të sigurta.

Back To Top