Nafie Selmani shkruan:
VLEN-i u bë horr me gjuhën shqipe
Ndërsa gjuha shqipe çdo ditë po përjashtohet nga institucionet shtetërore, VLEN-i i paaftë, i nënshtruar dhe inferior nga partneri qeveritar, përpiqet me çdo kusht ta mbulojë paaftësinë e vet. Dhe, në vend të përgjegjësisë, vazhdon me refrenin e njohur: “BDI, BDI, BDI… opozita, opozita, opozita”. Kështu, VLEN-i u bë partia e parë që nga pozita e bën rolin e “opozitës së opozitës”
Pasi gjërat duhet përsëritur që mos harrohen, e rikujtojmë VLEN-in: Gjuha shqipe sot po nëpërkëmbet, po hiqet dhe po përjashtohet sistematikisht nga institucionet publike, dhe kjo po ndodh pikërisht gjatë qeverisjes suaj. Dhe, kjo tani më është përditshmëri që e ndjejnë dhe e shohin qytetarët, studentët dhe çdo punonjës shqiptar.
Poashtu e rikujtojmë VLEN-in se Rezoluta e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk u nënshkrua pikërisht dhe vetëm nga deputetët e VLEN-it. Dhe pasi premtuat se kjo çështje do të zgjidhej shpejt, sot kemi vetëm zvarritje dhe shmangie të përgjegjësisë.
Dhe, ndërkohë që mbështetja për studentët erdhi nga të gjitha anët brenda dhe jashtë vendit, ju VLENushë të “dashur”, së bashku me mentorin tuaj Albin Kurti, ishit të vetmit që nuk gjetët guximin apo nuk deshët t’i mbështesni ata.
VLENushë, PIQUNI më aman, se u bëtë horr…kujdesuni pak për fytyrën tuaj (në paçi) se pushteti ju mbaron e do të duhet t’u dilni fëmijëve përpara.
Lini pak përfitimet personale (punësimin jaranor, familjar dhe tenderët) dhe përqëndrohuni në atë që e premtuat dhe për çka po ju paguajmë.
