Një situatë e tensionuar është raportuar deri tek redaksia e ontarget.mk, ku Haqim Ramadani dyshohet se është përballur me reagim të ashpër nga fshatarët, duke u përzënë nga një kafene në fshat.
Sipas burimeve të brendshme që kanë kontaktuar redaksinë, disa banorë i janë drejtuar me tone të larta, duke e akuzuar për tradhti dhe zhgënjim. Mes thirrjeve që raportohen të jenë dëgjuar ishte edhe: “Ik në Çair!”, duke e bërë të qartë pakënaqësinë ndaj tij.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se situata është tensionuar për disa minuta, ndërsa të pranishmit kanë kërkuar largimin e tij nga ambienti, duke e konsideruar të padëshiruar.
Dëshmitarë okularë thonë se, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, Ramadani është larguar nga kafeneja.
Deri në këto momente nuk ka ndonjë reagim publik nga Haqim Ramadani lidhur me këtë rast, ndërsa redaksia e ontarget.mk mbetet në pritje të një qëndrimi zyrtar nga ana e tij.
