FILLON RIORGANIZIMI – ENERGJI E RE E BDI-së NË BUTEL!

Procesi i riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave në terren ka nisur në Degën e Butelit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit dhe rritjes së angazhimit politik. Takimi i parë u zhvillua sonte në nëndegën “Kodra e Diellit”, në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në një atmosferë bashkëpunimi dhe uniteti, anëtarësia e kësaj nëndege ka dhënë mbështetje të plotë për drejtimin e ri. Me votë unanime, kryetar i nëndegës “Kodra e Diellit” është zgjedhur Arianit Ademi, duke marrë kështu besimin për të udhëhequr proceset e mëtejshme organizative dhe politike në këtë zonë.

Ky riorganizim shihet si një energji e re dhe një sinjal i qartë për mobilizim më të madh në shërbim të qytetarëve. Struktura e re pritet të sjellë më shumë dinamizëm, përkushtim dhe rezultate konkrete në terren.

Udhëheqësit e degës kanë uruar kryetarin e ri dhe të gjithë anëtarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

Bashkë për më shumë punë, më shumë përkushtim dhe rezultate konkrete!

Back To Top