Osmani : Dy arsyet se pse Ligji për përfaqësim nuk duhet të miratohet
Dy arsyet sipas Osmanit se pse Ligji për përfaqësim nuk duhet të miratohet
Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ashtuquajtur për përfaqësim të drejtë, duke vlerësuar se ai nuk duhet të kalojë në formën aktuale, pasi cenon thelbin e barazisë etnike në vend.
Sipas Osmanit, drafti përmban dy probleme thelbësore që e bëjnë atë të papranueshëm. Së pari, ai thekson se me këtë propozim përfaqësimi etnik vihet në plan të dytë përballë konceptit të “meritokracisë”, të cilin e cilëson si nocion të keqpërdorur historikisht për përjashtim dhe rikthim të praktikave të vjetra diskriminuese.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
I ashtuquajturi ligj për përfaqësim të drejtë nuk guxon të kalojë për dy arsye thelbësore:
1. Me këtë draft, përfaqësimi etnik vendoset në plan të dytë pas të ashtuquajturës “meritokraci”, nocion që gjithmonë është keqpërdorur si vegël përjashtimi dhe rikthim i mendësisë jugosllave.
2. Nuk ka asnjë obligim ligjor për institucionet që ta ruajnë dhe zbatojnë përfaqësimin e drejtë. Gjithçka reduktohet në një trup koordinues pa asnjë peshë detyruese, që një herë në vit do të bëjë raport.
Kjo e zbret një të drejtë kushtetuese në formalitet dhe në praktikë e çon në zero.
