Lexova me interes të veçantë intervistën ekskluzive të z. Ismet Sylejmani, që i ka dhënë Kryeredaktorit të gazetes Dita 24h z. Fehmi Sylejmani dhe më tërhoqi aktiviteti i shquar patriotik i tij në krahinën e Gjilanit dhe Karadakut gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese ushtarake serbe.
Ai, me të drejtë, i përket brezit të artë të Luftës e të Fitores të UÇK-ës e të NATO-s në aleancë e në mbështetje të SHBA-së e të BE-në.
E kam takuar për herë të parë në shtator të vitit 1991, kur më erdhi në shtëpin ku banoja në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.
Shoqërohej me një shok tjetër.
Të dy ishin shumë të rinj, që shquheshin për mprehtësinë e gjallërinë.
z. Ismet më ka thënë më vonë, se i kishte bërë përshtypje biblioteka ime e madhe dhe e mbushur me shumë libra.
I pritëm me shumë dashuri bashkë me bashkëshortin tim, dr. Mehdi Canin dhe vajzat e mija, Almën e Brikenën.
Adresën time ua kish dhënë gjygjtari i Gjykatës së Lartë, z.Zamir Poda, kunati i vajzës time të madhe, Ildës.
U gëzova, që më erdhën nga Kosova, sepse nga vizita ime si ministre e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë në tetor të vitit 1980-të ruaja kujtime të papërsëritëshme ndonjëherë dhe çdo shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare përtej kufirit i ndieja si pjestarë të familjes time.
Ndieja kënaqësi, se gjatë punës si ministre e Arsimit dhe Kulturës kisha bashkuar arsimin e kulturën, artet e sportet dhe shkencat albanalogjike me Shqipërinë përtej kufirit, duke u udhëhequr nga idea: “Arsimi e Kultura e përbashkët bashkon kombin”.
z.Ismet kishte ardhur me një grup nga Kosova, për të takuar Presidentin Ramiz Alia dhe për t’i kërkuar stërvitjen e pjestarëve të UÇK-ës në Shqipëri nga oficerët shqiptarë.
Ramiz Alia e ka mirëpritur kërkesën e tyre dhe kanë filluar stërvitjet e disa luftëtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipëri.
Kur dha dorëheqjen si President Ramiz Alia dhe PD-ja zgjodhi si President krytarin e tyre të PD-ës, z. Sali Berisha ka dhënë urdhër, që të ndërpritet stërvitja e pjestarëve të UÇK-ës në Shqipëri dhe janë arrestuar luftëtarët e UÇK-ës, që po stërviteshin në atë kohë, që nga Adem Jashari e Hashim Thaçi e të tjerë.
Më vonë Adem Jashari nga Prekazi, me luftën e qëndresën e tij heroike ndaj gjuajtjeve të ushtrisë pushtuese serbe me snaiper e tanke për 24 orë rrjesht, u shndërrua në legjendë e frymëzim për gjithë luftëtarët e UÇK-ës.
U vranë 56 vetë, duke përfshirë edhe gra e fëmijë.
Adem Jashari derdhi gjakun e dha jetën si hero për Kosovën e lirë e të pavarur, duke u vendosur në Altarin e lirisë të kombit.
Ndërsa UÇK-ja u etiketua nga Presidenti i PD-ës si lëvizje terroriste.
Pse u etiketua terroriste?
Sepse UÇK-ja luftonte kundër pushtimin shumëvjeçarë serbomadh!!!????
Si mund të quhen terrorist luftëtarët, që luftojnë kundër forcave ushtarake pushtuese serbe, për të fituar lirinë e pavarësinë???!!!!
E kam takuar mikun tim, Ismet Sylejmani dhjetra herë në zyrën e tij dhe në lokale, kur kam shkuar në Kosovë me të ndierin Ndue Doda, kolonel e ish luftëtarë i UÇK-ës e komandant i një Batalioni me djem nga Shqipëria, si dhe me miken time, drejtuesen e sektorit të monumenteve të kulturës në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Izmini Haxhiun e të tjerë.
Bisedat tona janë të paharruara me z, Ismet e miq të tjerë, si me z. Gani Krasniqi një kontribues i shquar i Luftës Çlirimtare, ku ka derdhur gjakun edhe i biri 18 vjeçar, Labinoti.
Kam takuar z.Hydajet Hysenin, kryetarin e të persekutuarve.
Kujtohet akoma zëri i tij në megafon, që ka dhënë kushtrimin për fillimin e demonstratave të studentëve dhe të të gjithë shqiptarëve të Kosovës në mars-prill 1981 me parrullat: “Kosova Republikë”, “Republikë Kushtetutë – Ja me hatër, ja me luftë”.
Me rastin e 30 vjetorit të vizitës time në Kosovë kam takuar të ndierin akademik Pajazit Nushin dhe bashkëshorten e të ndierit profesor Ymer Jaka, znj. Mediha, e cila më krijoi mundësi, që të takoja të madhen e të ndierën Nexhmije Pagarushën, bilbilin e këngës shqiptare dhe të ndierën akademike Edi Muhamet Shukriu, si dhe të ndierin profesor Ahmet Qeriqi, që më ka intervistuar në TV “Dielli”.
Kam marrë pjesë në një Konferencë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës me temë “ Për genocidin serb ndaj shqiptarëve e sidomos gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës”.
Kam diskutuar edhe unë.
Më ka pritur edhe ish-z/ministri i Arsimit i Kosovës, që kemi biseduar për marrëdhëniet midis Shqipërisë e Kosovës në fushat e arsimit, kulturës e sporteve e shkencave albanalogjike gjatë viteve që isha ministre e Arsimit dhe Kulturës.
Më dhuroi një botim të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës me titull “KOSOVA”.
Në këtë botim janë pasqyruar studime sipas fushave përkatëse që nga lashtësia e deri në shekullin XXI, që kanë kontribuar akademikët më të shquar të Kosovës.
Këtë botim cilësor e ruaj në bibliotekën time si të shenjtë.
Kam takuar me shumë respekt, të ndierin Adem Demaçi, që më foli për aktivitetin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë.
Kalimthi jam takuar edhe me shkrimtarin z. Ibrahim Kadriu.
Kam takuar rastësisht edhe z. Albin Kurtin, kur ishte në opozitë dhe bëmë një foto me të.
Qytetarët kishin nderim e respekt për të.
Nuk kam mundur të takohem me akademikun multidimensional, Rexhep Qosen, sepse nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, kur kam shkuar unë atje.
Sot u njoha me lajmin e hidhur për gjithë kombin shqptarë.
Lamtumirë mendja e ndritur poliedrike e enciklopedike, Rexhep Qosja!
Takimet e bisedat me z. Ismet kanë qenë për situatat politike dhe ekonomike në trevat shqiptare dhe perspektivat e zhvillimeve të tyre për të fituar liritë e të drejtat e plota në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Malit të Zi, në Nish deri tek molla e kuqe, në Luginën e Preshevës, Bujanovsit e Medvegjës e në Çamëri.
Republikat e Maqedonisë e të Malit të Zi, që quhej Malësia e Ilirisë, janë krijesa antishqiptare të Titos, që i rindau trojet shqiptare në Jugosllavi në vitin 1948, megjithëse popullsia shqiptare zinte vendin e dytë në Jugosllavi dhe ishte e lidhur me territor, që duhej të ishte krijuar një Republikë Shqiptare.
Në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Malit të Zi në vitin 1948, 3/4 e popullsisë ishte shqiptare, por në ato vite u zbatua projekti i V. Çubriloviçit për zhdukjen e shqiptarëve.
Mungesa e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në këto dy republika, ka çuar në konflikte të pariparueshme dhe të vazhdueshme.
Në Maqedoni pas çlirimit të Kosovës, z.Ali Ahmeti e vazhdoi Luftën me krijimin e UÇK-ës shqiptare në Maqedoni dhe e mundi ushtrinë e Maqedonisë, që BE-në e detyroi palën maqedonase e palën shqiptare, që të ulen në bisedime dhe u nënshkrua me 13 gusht 2001 Marrëveshja e Ohrit për liritë e të drejtat e barabarta të shqiptarëve me ato maqedonas, si për të drejtën e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe të mbajtjes së flamurit kombëtar shqiptarë që të vendoset në institucionet shtetërore krahas flamurit maqedonas.
Protestat e studentëve shqiptarë të degës së juridikut shpërthyen, sepse nuk u lejohet studentëve të jepnin provimin në gjuhë shqipe.
Meqë Qeveria e Maqedonisë së Veriut po nxjerr artificie herë pas here në kundërshtim të Marrëveshjes së Ohrit, dmth, nuk e duan bashkëjetesën me shqiptarët, ka ardhur koha që Maqedonia të kthehet në një Shtet Federativ me dy Republika:
1- Republika e Iliridës nga kufiri me Shqipërinë e Greqinë deri në lumin Vardar.
2- Republika Maqedonase nga lumi Vardar deri në kufirin me Bullgarinë.
Sa herë e kam takuar z. Ismet Sylejmani nuk më ka folur për aktivitetin e tij patriotik që kur ka qenë nxënës e studentë dhe më vonë organizatorë i UÇK-ës në Gjilan e Karadak dhe zëdhënës e lajmëtarë i luftës e fitoreve dhe i çlirimit të Gjilanit e Karadakut.
Ka shkruar në shtyp për luftën çlirimtare të Kosovës, për beteja e luftëtarë, për hero e dëshmorë, për bazat e luftës e të tjera.
Por nuk më ka folur e nuk ka shkruar asnjëherë për veten e paraardhësit e tij.
Ky qëndrim shpreh sa thjeshtësinë e modestinë e tij, aq edhe personaliteti e një patrioti të shquar, që e ka vlerësuar kontributin e tij si mision të madh kombëtarë të çdo shqiptari kudo ku jeton.
Ismet Sylejmani cilësohet si një figurë e gjallë qëndrore, që lidhi celulat e para ilegale atdhetare me luftën e triumfin e UÇK-ës.
Ka njoftuar botën për çlirimin e Gjilanit e të krahinës së Karadakut.
Ai nga takimet historike me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia e deri në publikimet mes flakëve të betejave në Zhegoc e Marecë ka qenë i guximshëm dhe ka dhënë lajme realiste mbi pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në UÇK-ën, duke shpalosur optimizmin e luftëtarëve për çlirimin e plotë të Kosovës nga pushtuesit shekullorë serbë.
Më vjen mirë që në intervistën e tij, Ismet Sylejmani përshkruan Arkivin e përjetimeve dhe kujtimeve kolektive, nëpërmjet të cilave ai shpalos ngjarjen e madhe historike të Luftës ngadhënjimtare të UÇK-ës ku u rradhitën vullnetarisht shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, nga Ilirida e Podgorica, nga Çamëria e Diaspora të shpërndarë nëpër botë.
Do të kujtohet me nderim Batalioni “Atllantik” i përbërë me shqiptarë të SHBA-së.
Inzervista e z. Ismet Sylejmani në këtë kohë ishte mëse i domosdoshëm, që Lufta madhështore e fitimtare e UÇK-ës ndaj forcave ushtarake pushtuese serbe të Divizionit “Patkoi” dhe të forcave paramilitare serbe të mos harrohet kurrë nga shqiptarët!
Por të kujtohet me nderim dhe të përkulemi me shumë respekt ndaj dëshmorëve e herojve, që derdhën gjakun për të fituar Kosova Lirinë e Pavarësinë e dëshiruar dhe të shumëpritur nga e gjithë shqiptaria.
Ismet Sylejmani njihet si lajmëtari i
parë i lirisë për Gjilanin e mbarë Karadakun, që ka dhënë nëpërmjet RTVSH-ës.
Ismet Sylejmani ka dhënë lajme edhe në RTVSH-ës, që vlerësohet si lajmëtarë i lirisë për Gjilanin dhe krahinën e Karadakut, ku përshkruan kronika të përjetuara nga luftëtarët, që shprehin organizimin ushtarak, luftimet e sakrificat e pafund të luftëtarëve e të bazave të luftës, si dhe besnikërinë ndaj idealeve kombëtare.
Ngjarjet e Luftës e të sakrificave të mëdha të shqiptarëve të Kosovës është e domosdoshme të përjetohen jo vetëm nga brezi i luftës, por të përçohen vazhdimisht tek rinia si për zhvillimin e luftimeve e genocidin e paprecedentë dhe vrasjeve të 13.500 shqiptarëve duke përfshirë mbi 1.000-jë fëmijë, shumë të zdukurve, mbi 22.000 të përdhunuara, si dhe të disa masakrave mbi popullsinë e pafajshme shqiptare.
Ka segmente në Kosovë të ndikuara nga misionare të BE-në e UNMNIK-u, që vazhdojnë t’u imponohen institucioneve shtetërore e mediave, sipas tyre, që të mos flitet e shkruhet dhe propogandohet lufta e dëshmorët dhe heronjtë, si dhe genocidi, shkatërrimet, vrasjet e masakrat, përdhunimet e të tjera, që kanë shkaktuar pushtuesit serbë!
Ne duhet t’u përgjigjemi këtij orjentimi të tyre, se duhet intensifikuar njohja e propogandimi i Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të secilës krahinë, që ta mësojë brezi i ri, me qëllim që të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të mos lejojmë, që të përsëritetën më ngjarjet makabre të së kaluarës së hidhur me serbët.
z.Ismet Sylejmani, nga intervista, njihet si një patriot i shquar, që është udhëhequr nga dashuria e përkushtimi i madh për mëmëdheun dhe gjithë kombin shqiptarë.
Ai është udhëhequr nga nevoja e luftës e sakrificave për të çliruar Kosovën, duke i paraprirë trajnimit të UÇK-ës në Republikën e Shqipërisë Amë dhe për organizimin e UÇK-ës në Gjilan e në Karadak.
z.Ismet Sylejmani njihet si zëdhënës i lajmeve reale të luftës me forcat ushtarake e paramilitare pushtuese serbe brenda Kosovës, sepse pushtuesit i gjuanin me snajper ato insinstitucione që jepnin lajme të vërteta siç gjuajtën dy herë Radion Kosovaelirë dhe Agjensinë e lajmeve ku pati të vrarë e të plagosur.
Këto dy institucione lajmesh i krijoi e drejtoi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, patrioti i madh e i shquara, i ndieri Ahmet Qeriqi, sepse jepte lajme reale mbi situatat e luftimeve dhe fitoret e njëpasnjëshme deri në Çlirimin e shpalljen e Pavarësisë të shumëdëshiruar e shumëpritur të Kosovës.
Ndihem privilegjuar, që e kam njohur 36-të vite më parë z. Ismet Sylejmanin dhe kam vazhduar ta kemë mik, si dhe të takohemi e të bisedojmë e diskutojmë për situatat politike e problemet kombëtare.
Aktivitetin e të nderuarit z. Ismet Sylejmani mendova ta përshktëruaj edhe me ngjarje të protestave e të luftës së UÇK-ës së Kosovës, me dëshmorët e heronjtë e luftës, sepse edhe organizimi i UÇK-ës e lufta e fitoret në Gjilan e Karadak, janë pjesë e rëndësishme e luftës të Kosovës.
Përshkrimi i tij me ngjarje e personalitete të shquara kombëtare, është tregues i epokës të lavdishme, që ka jetuar e vazhdon të punojë ai. z.Ismet Sylejmani i përket brezit të luftës e të sakrificave të mëdha për çlirimin e Kosovës dhe brezit të paqes, për ndërtimin e një Kosove të re, të lirë e të pavarur.
Tefta Cami-ish/ministre e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë
Tiranë, e enjte, 23 prill, 2026
