Publikohen detaje të reja lidhur me autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në Hilton Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej aktiviteti, përpara se të neutralizohej nga forcat e sigurisë. Ai është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen.
Autoritetet në Washington pohojnë se i riu ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrje të rreptë policore.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.
Sipas Jeffery W. Carroll, shef i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, i dyshuari ishte i armatosur me disa mjete të rrezikshme.
“Ai kishte me vete një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, u shpreh ai.
Ndërkaq një oficer i Shërbimit Sekret është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, por është shpëtuar nga jeleku i tij antiplumb.
