“SHQIPTARI I VDEKUR, SHQIPTAR I MIRË,
O HEJ!”, SHPËRTHEJNË SËRISH THIRRJET ANTISHQIPTARE NË STADIUMIN E SHKUPIT
Tifozët e tifo grupit “Komiti” brohoritën sërish thirrje albanofobe kundër shqiptarëve në ndeshjen e të dielës Vardar-Tikvesh, duke thirrur në kor “Shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë, o hej”.
Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo’, por u hoqën pas rreth 30 minutave.
Thirrjet antishqiptare dhe raciste të lëshuara të dielën në stadiumin e Shkupit nuk janë një risi, sepse përsëriten vazhdimisht në stadiumet e Maqedonisë së Veriut nga grupet e tifozëve maqedonas.
Edhe mjë muaj më parë thirrjet antishqiptare u dëgjuan në stadium dhe Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është kryer vepër penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive” e për të cilën parashihet gjobë me vlerë 600-1000 euro për personat fizikë, ndërsa 1500- 5000 euro për klubin nëse nuk parandalon një sjellje të tillë.
Megjithatë, MPB nuk zbulon nëse ka arritur të identifikojë personat që brohoritnin me fjalë fyese dhe nëse të njëjtin janë marrë në pyetje.
Në gushtin 2025, e njëjta skenë ndodhi edhe në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, madje në prezencë edhe të kryeministrit Mickoski e ministrit të Brendshëm Toshkovski.
