Sot, më 5 Maj, përulemi me nderim të thellë para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit shqiptar.
Kjo ditë nuk është vetëm kujtim, por betim. Betim se gjaku i tyre nuk do të harrohet kurrë, se ideali për liri, dinjitet dhe bashkim kombëtar do të jetojë ndër breza.
Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë – ata që lanë gjithçka për një atdhe më të drejtë. Emrat e tyre janë të gdhendur në historinë tonë, ndërsa vepra e tyre mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! 🇦🇱
