Shkruaj bujar osmani :
Dita e dytë e vizitës në Bruksel vazhdoi me një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane, mes tyre kabinetin e komisioneres për zgjerim Marta Kos, Andrea Vicher-Waite, si dhe eurodeputetët Vladimir Prebiliç, Tijs Rojten dhe Matjaž Nemec, të angazhuar në politikat e BE-së lidhur me zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.
Fokusi i bisedimeve ishte i vendosur në çështjet që lidhen me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, sfidat rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar dhe angazhim më aktiv nga institucionet evropiane.
Theks i veçantë u vendos në krizën me zhbërjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit si dhe dinamikën e procesit të anëtarësimit.
Në këtë kontekst u theksua roli i BDI-së si partner kredibil dhe konstruktiv, me angazhim të vazhdueshëm në drejtim të avancimit të agjendës evropiane dhe ruajtjes së orientimit strategjik të vendit.
Mesazhi është i qartë: Maqedonia e Veriut ka mbështetje në Bruksel, por progresi varet nga vullneti politik i brendshëm dhe lidershipi i qartë.
