Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhiti, duke theksuar se kritikat e tij bien ndesh me të kaluarën e gjatë politike brenda partisë dhe institucioneve.
Sipas BDI-së, Mexhiti ka qenë për më shumë se 6.500 ditë në poste shtetërore dhe mbi 8.000 ditë pjesë e strukturave të partisë, periudhë gjatë së cilës nuk ka ngritur shqetësime për çështjet që sot i konsideron problematike. Nga kjo parti vlerësojnë se këto reagime janë të vonuara dhe të motivuara politikisht.
Nga BDI shtojnë se në vend të akuzave selektive, nevojitet konsistencë dhe përgjegjësi në qëndrime, sidomos kur bëhet fjalë për tema të rëndësishme që prekin qytetarët dhe proceset politike në vend.
