BDI: Mexhiti u pasurua duke varfëruar Çairin, sot paraqitet si ndryshim

Nga BDI thonë se Izet Mexhiti përfaqëson një model të vjetër të politikëbërjes, duke e akuzuar se është pasuruar personalisht në kurriz të qytetarëve të Çairit dhe se sot përpiqet të paraqitet si alternativë e re politike. Sipas tyre, struktura e tij funksionon mbi baza klienteliste dhe interesa të ngushta, të ngjashme me klanet mafioze, ndërsa për më shumë se dy dekada ai dhe rrethi i tij kanë uzurpuar përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup, duke dëmtuar perspektivën e të rinjve dhe duke rritur vetëm ndikimin dhe pasurinë personale

Reagimi i plotë i BDI-së:

Izet Mexhiti, promotori i nepotizmit brutal në politikën shqiptare. Njeriu që u bë milioner duke e varfëruar Çairin, sot mundohet të shitet si ndryshim, por qytetarët e dinë të vërtetën: Struktura e tij politike funksionon me të njëjtën logjikë si klanet mafioze, besnikëri familjare, interesa personale dhe kontroll përmes njerëzve klanit, thuhet në reagimin e BDI-së ndaj kumtesës së sotme të VLEN-it, të cilin MIA e transmeton në mënyrë itnegrale.

Për më shumë se 20 vite, ai dhe klani i tij uzurpuan  përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup dhe ia shkatërruan të ardhmen një gjenerate të tërë të të rinjve të Shkupit. Ndërkohë, po rritet vetëm pasuria dhe ndikimi i tij personal.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për riciklim të së njëjtës mendësi që instaloi vazalitetin dhe keqpërdorimin si model i politikbërjes.

Back To Top