PLAS NË VLEN? BEKIMI E PËRZË NGA PUNA KËSHILLTARIN E IZETIT NË QEVERI
Burime për OnTarget bëjnë të ditur se përplasjet brenda VLEN-it kanë hyrë në një fazë të re dhe tashmë po reflektohen edhe në institucionet shtetërore.
Sipas informacioneve që ka siguruar OnTarget, Bekim Sali ka larguar nga pozita një këshilltar të afërt me Izet Mexhitin, i cili kishte qenë i sistemuar në Qeveri si pjesë e marrëveshjeve të brendshme të koalicionit.
Burimet thonë se personit në fjalë i ështëpërjashtuar edhe pse me vendim dhe, në atë që po interpretohet si sinjali më i qartë deri tani për luftën e brendshme për ndikim dhe kontroll në VLEN.
Tensionet, sipas burimeve, janë rritur ndjeshëm ditëve të fundit për shkak të ndarjes së posteve, ndikimit në institucione dhe kontrollit mbi resurset politike.
“Nuk ka më koordinim. Secili po lufton për njerëzit e vet dhe për kontrollin e institucioneve”, thotë një burim për OnTarget.
Ky zhvillim vjen në kohën kur raportet mes figurave kryesore të VLEN-it përfliten si më të tensionuara se kurrë, ndërsa përplasjet për emërime dhe interesa po dalin gjithnjë e më hapur në publik.
A po fillon lufta e hapur brenda VLEN-it?
