🔴 Zyra në Komunën e Sarajit si shpërblim për votat? Deputeti i VMRO-DPMNE-së kërkon “hisen” e tij politike

Për herë të parë në historinë e Komunës së Sarajit, një deputet i VMRO-DPMNE-së ka siguruar zyrë të posaçme brenda objektit të komunës, me arsyetimin se ka kontribuar me vota për ardhjen në pushtet të kryetarit aktual, Muhamed Elmazi.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta, sidomos duke pasur parasysh përbërjen demografike të Sarajit, ku rreth 90 për qind e popullsisë janë shqiptarë. Pavarësisht kësaj, një përfaqësues maqedonas po vendoset brenda komunës me hapësirë të dedikuar për takime me qytetarët.

Kjo ngre pyetjen nëse përfaqësimi institucional po bazohet në legjitimitetin qytetar apo në pazare politike.

Saraji ka nevojë për transparencë, barazi dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve, jo për shpërblime politike me zyra brenda institucioneve komunale.

Back To Top