Qeveria e Maqedonia e Veriut po zhytet edhe më thellë në borxhe. Pas negociatave me bankat ndërkombëtare, shteti ka siguruar një kredi prej 260 milionë eurosh, para që do të përdoren kryesisht për të mbuluar zbrazëtirat në buxhet dhe për të shlyer detyrimet e vjetra.
Edhe pse fillimisht Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut kishte planifikuar të marrë 300 milionë euro, marrëveshja përfundimtare është mbyllur me 260 milionë euro.
Kreditori kryesor është Merrill Lynch International, ndërsa në konsorcium marrin pjesë edhe KfW IPEX-Bank, BBVA, Erste Group Bank dhe AKA Ausfuhrkredit-Gesellschaft.
Kushtet e kësaj kredie do ta rëndojnë buxhetin për vitet e ardhshme:
- Afati i shlyerjes: 7 vjet
- Grace periudhë: 3 vjet
- Interesi: EURIBOR 6-mujor + 2.10%
- Provizion fillestar: 1.4% e shumës totale (rreth 3.6 milionë euro)
- Tarifë vjetore shtesë: 12,500 euro
Sipas projektligjit të dorëzuar në Kuvend, qëllimi është “ruajtja e stabilitetit fiskal” dhe “refinancimi i detyrimeve ekzistuese”. Me fjalë të tjera, shteti po merr borxh të ri për të shlyer borxhet e vjetra dhe për të mbajtur në këmbë buxhetin.
Negociatat janë mbyllur më 13 maj 2026 dhe tani pritet vetëm miratimi në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që fondet të lëshohen në një këst të vetëm.
Ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze për gjendjen reale të financave publike dhe për barrën që do t’u mbetet qytetarëve për ta paguar në vitet që vijnë. (INA)
