🔴 Ministri i Malit të Zi: Studentët shqiptarë kërkojnë një të drejtë themelore

Marash Dukaj shkruan:

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.

Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar 🇦🇱🦅

Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit.

Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon.

Koha është për zbatim, jo për justifikime.

MeStudentët #ProGjuhësShqipe

Back To Top