Shkruan Mevlan Ademi në Facebook se nesër Shkupi duhet të flasë shqip, duke theksuar se protesta nuk organizohet për provime, por për të mbrojtur gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar.
Ai u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve që të dëshmojnë se sakrifica e pararendësve ka vlejtur, duke nënvizuar se gjuha shqipe nuk është teknikalitet, por pjesë e pandashme e identitetit shqiptar.
“Nesër protestojmë për gjuhën e gjyshërve tanë. Nesër protestojmë për gjuhën shqipe”, shkroi Ademi, duke shtuar se në ora 16:30 Shkupi do të vërshojë kuq e zi.
“Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet”, përfundoi Ademi.
